Napoli triumfon, Juve nuk arrin të ngjitet në vendin e dytë

Juventus nuk arrin të kompletojë një tjetër sukses pas një jave shumë pozitive ku siguroi gjysmëfinalen e Europa League dhe u rikthye në zonën Champions pasi Napoli kaloi në Piemonte me një gol në kohën shtesë nga Giacomo Raspadori.
Bardhezinjtë u ndalën ndaj Napolit që u "fal" nga sistemi VAR pasi rrezikoi shumë të dilte pa pikë nga transferta e Torinos ndërsa në frymën e fundit të ndeshjes ku rrezikuan të humbisnin madje
Torinezët rrezikuan ta pësonin nga Osimhen në pjesën e parë dërsa Angel di Maria 8 minuta nga fundi i shënoi një gol që i dhuroi vetëm për pak sekonda vendin e dytë skuadrës së Allegrit por më pas vendimi u korrigjua falë sistemit VAR.
Në këtë mënyrë, Juvetus nuk e zbret Lazion në vendin e tretë dhe vazhdon të ndjekë bardhekaltëri nga shkalla më e ulët e podiumit ndërsa Napoli kryeson me 17 pikë diferencë nga vendi i dytë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128