Një talent shqiptar debuton me ekipin e parë të PAOK-ut

Greqia ka qenë nga strehët e para të futbollistëve shqiptarë, që janë lindur apo rritur në shtetin fqinj. Shumë lojtarë janë pjesë e moshave, ekipeve të dyta apo edhe në ekipet e para, pavarësisht se një problem që ka mbetur ndër vite, është ajo e përfaqësimit në lidhje me kombëtaren.
Shumë futbollistë janë paragjykuar për zgjedhjet e tyre dhe kjo ka ndikuar jo pak në karrierën e tyre. Gjithsesi, një prej lojtarëve të dalluar së fundmi, është Ermis Selimaj, i cili ka debutuar me ekipin e parë të PAOK-ut.
Ekipi grek është duke zhvilluar fazën përgatitore në Qipro dhe në miqësoren e fundit ndaj Ashdod të fituar 4-1, ka pasur minuta edhe për mbrojtësin e majtë shqiptar. Selimaj është një zgjedhje e Razvan Luçeskut, që drejton PAOK-un, djalit të trajnerit të famshëm rumun Mirkea Luçeskut. Ndërkohë, shqiptari po ndiqet edhe nga Kombëtarja Shpresa.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128