Pa asnjë humbje/ Spanja ja del mbanë në Euro2024

14 Korrik 2024, 22:54 / SPORT ALFA PRESS

Pa asnjë humbje/ Spanja ja del mbanë në Euro2024

Nuk ka më vend për komente! Spanja është shpallur kampione e Europës!

Iberikët kanë fituar me rezultatin 2-1 kundër “Tre Luanëve” të Anglisë, duke u shpallur kampion.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olympiastadion” të Berlinit përfundoi në favor të Spanjës, duke i dhënë kupën e 4-tët. 

Pjesa e parë krijoi shumë raste, por asnjë nga ekipet nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës. Por, me nisjen e pjesës së dytë, Spanja ishte më kërkuese. Në minutën e 47-të, Nico Williams tundi rrjetën, pasi mori një pasim fantastik nga Lamine Yamal.

Megjithatë, sfida u rindez me golin e shënuar nga Cole Palmer. Sulmuesi i Chelseat ia doli që të rikthente baraspeshën me një supergol të shënuar në minutën e 73-të të kësaj finaleje.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte në shtesën 30 minutëshe, ishte Oyarazabal ai që riktheu Spanjën te avantazhi. Sulmuesi spanjoll shënoi në mintën e 86-të duke e dërguar rezultatin në 2-1 dhe duke vulosur përfundimisht ndeshjen.

“Furia e Kuqe” mbyll kështu një super kompeticion, duke u kurorëzuar si kampione e Europës për herë të katërt në histori. Në krahun tjetër, Anglia vazhdon të jetë e mallkuar për një trofe, me futbollin që nuk po shkon kurrë në shtëpi.

 

Po ndodh...

ide