Pas largimit nga Rapidi i Bukureshtit, Florent Hasani arrin akordin me klubin e ri
29 Janar 2025, 18:26 / SPORT

Pas largimit nga Rapid Bukureshti në Rumani, Florent Hasani nuk ka vonuar shumë dhe ka gjetur skuadrën ku do të vazhdojë karrierën.
Ndonëse përflitej për interesim rreth tij nga klubet e Superiores, ish-sulmuesi i Tiranës nuk ka ndër mend për momentin të kthehet në kampionatin tonë.
CNN Turk raporton se Hasani ka gjetur akordin me klubin e Superligës turke, Alanyaspor, dhe do t’i bashkohet si lojtar i lirë gjatë merkatos së janarit.
Raportohet se pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet marrëveshja e cila e lidh Hasanin për një vit e gjysmë me klubin turk, pjesë e të cilit janë edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti.
Po ndodh...
Sali Brava
Nga Bato Kosova
ide
Farsa që shitet si betejë!
Nga Osman Stafa
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Nga Kreshnik Spahiu
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Nga Sidi Hasanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

