Perez takoi arbitrin në tunel para ndeshjes Real-Barça, zgjerohet skandali i “El Classicos”

24 Prill 2024, 17:49 / SPORT ALFA PRESS

Perez takoi arbitrin në tunel para ndeshjes Real-Barça, zgjerohet
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit shkaktoi polemika të mëdha në Spanjë dhe jo vetëm. Vendimet e arbitrit “tërbuan” katalanasit, të cilët u mposhtën me rezultatin përfundimtar 3-2.

Kaosi pritet të zgjerohet edhe më tej, pas lajmit të bërë publik sot nga Mundo Deportivo.

Në bazë të asaj që shkruan prestigjiozja, Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ishte prezent në dhomën e zhveshjes së Real Madridit përpara ndeshjes kundër Barcelonës, kur u largua dhe u takua me Soto Grado në tunel, dhe ai përshëndeti gjyqtarin dhe ndihmësit e tij.Numri një i klubit të Realit, në ato momente shoqërohej nga delegati i ndeshjes dhe ish-gjyqtari Carlos Megia Davila.

Nuk mungoi as Miguel Angel Perez Lasa, gjyqtari raportues i RFEF për El Clasico dhe i cili u tërhoq në vitin 2013 pa e akorduar kurrë asnjë penallti kundër Real Madridit në Bernabeu.

Kujtojmë se Barcelona po mendon të kërkojë në rrugë zyrtare përsëritjen e takimit, nëse gabimet e arbitrimit konfirmohen pas shqyrtimit të fakteve.

 

Po ndodh...