
Perez thyen rregullat te Reali, jep 250 mijë euro për kokë për ekipin

Ka disa gjëra në dukje të vogla që e bëjnë të jetë ndryshe presidentin e Realit, Florentino Perez. Numri një i Realit nuk nënshkruan në janar, as nuk paguan bonuse për fitoren e një ndeshjeje apo kalimin në një tur tjetër kualifikues.
Por me raste ndodh që ai ta prishë qasjen apo rregullin e tij. Presidenti i Madridit, siç ka raportuar “Cope” dhe “Marca”, i ka paguar secilit lojtar 250,000 euro për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Çmimi ka një shpjegim.
Presidenti vlerësoi përpjekjen e bërë nga ekipi në këtë sezon, pasi ata kanë luajtur katër ndeshje më shumë se në formatin e mëparshëm të kompeticionit (Liga e Kampioneve): dy të tjera për fazën e re të grupeve, plus dy të tjera për të shmangur hyrjen e drejtpërdrejtë në raundin e 16-të dhe në vend të kësaj luajnë një play-off kualifikues kundër Sitit.
Në total, Reali ka luajtur dymbëdhjetë ndeshje, krahasuar me 13 që i nevojiteshin sezonin e kaluar për të ngritur trofeun në Londër kundër Dortmundit, ndërsa këtë sezon, nëse do t’i shkojë deri në fund dhe të kapte finalen e Mynihut, do t’i duhen plot 17 ndeshje!
RREGULLI – Rregulli apo ajo çfarë rëndom ndodh në Madrid te Reali, është që klubi dhe lojtarët të bien dakord për të gjitha shpërblimet në fillim të sezonit. Kjo vjen nga bisedimi mes kapitenëve dhe presidentit të klubit. Paguhet për fitimin e titujve, jo për ndeshjet specifike, dhe çmimi i madh është nëse sigurohet suksesi në Ligën e Kampioneve dhe më pas La Liga. Gjithsesi, bonuset e këtij sezoni janë negociuar, duke pasur parasysh, natyrisht, Botërorin e ri për Klube.
Nëse obsesioni i madh i Xhani Infantinos ishte që çmimet, të cilat sapo u shpallën nga FIFA, të kalonin ato që jepen sipas formatit të ri të Champions League, presidenti i Realit ka bërë të gjitha përpjekjet e tij për këtë çmim, në mënyrë që Madridi të bëhet klubi i parë që e ngre këtë trofe të ri. Jo vetëm, sepse ai e konsideron atë të jetë jashtëzakonisht prestigjioz, por sepse do të kërkojë një sforco të madhe midis qershorit dhe korrikut, me 32 klube që konkurrojnë dhe pas një sezoni të tërë.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128