
Përfundoi në gjyq pasi i bëri shantazh kunata me videot duke bërë se*s, jepet vendimi për ish-futbollistin e Premier Ligës

Gjyqi më i bujshëm në Korenë e Jugut ka marrë fund dhe futbollisti i kombëtares së këitj vendi, Huang Ui-jo, mund të marrë frymë lirisht pasi ia ka hedhur paq pas skandalit të videove të filmuara fshehurazi duke bërë seks.
Ui-jo, i cili deri një sezon më parë ka qenë pjesë e klubit të Notingem Forest në Angli dhe tashmë është pjesë e Alaniaspor në Turqi, u denoncua nga dy gra, të cilat kishin zbuluar se ai i kishte filmuar fshehurazi teksa kryente seks me ta gjatë lidhjeve që kishte pasur. Provat u bënë publike rastësiht dhe përfunduan në duart e hetuesve për shkak të një denoncimi të bërë nga vetë lojtari.
Kunata e tij kishte kopje të këtyre videove që i kishte marrë pikërisht nga celulari i Ui-jo dhe i bënte shantazh duke kërkuar para, teksa postoi pjesë të tyre në rrjetet sociale. Ai e denoncoi në polici, por në këtë mënyrë vërtetoi se çfarë kishte bërë në mënyrë të paligjshme, pasi videot ishin regjistruar pa lejen e partnereve.
Prokuroria kërkoi 4 vite burg për futbollistin 32-vjeçar i cili ka luajtur 62 ndeshje me Korenë e Jugut, por gjykata vendosi që ta linte të lirë “në provë” me një paralajmërim dhe një gjobë. Ndërkohë, si për ironi të fatit, kunata e tij është dënuar me tre vite burg për shantazh.
-
-
SPAK po ju rrëzon Maskat!
14 Shkurt, 21:29

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128