Përmbysje kampionësh, PSG-ja mposht Barcelonën edhe pa yjet në fushë

Një sfidë e madhe u luajt në “Montjuïc” mes kampionit në fuqi të Champions-it dhe Barcelonës, që tregoi karakter dhe ambicie duke u përballur sy më sy me PSG-në e fuqishme, që edhe pse pa yjet, Dembele, Doue, Kvaraskelia, arriti të triumfonte me rezultatin 1 me 2.
Skuadra e Hansi Flik e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe gjeti shpërblimin me Ferran Torres, i cili kaloi katalanasit në avantazh mes një atmosfere elektrizuese.
Megjithatë, PSG konfirmoi statusin e saj si kampione duke reaguar me qetësi. Majulu barazoi shifrat në pjesën e dytë dhe, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, Gonçalo Ramos shënoi në fund duke i dhënë një fitore të artë parizienëve.
Më të freskët dhe më të fortë në minutat vendimtare, francezët treguan edhe një herë pse dominojnë Evropën, ndërsa Barcelona, megjithëse la përshtypje pozitive, u largua pa pikë.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
