Përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, lëndohen disa efektivë policie
9 Shkurt 2025, 15:59 / SPORT

Nga përplasja e tifozëve në derbin Partizani-Tirana, disa efektivë policie janë lënduar.
Bëhet me dije se punonjësit e policisë janë dërguar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është dëmtuar rëndë.
Kujtojmë se në momentin e futjes së tifozëve bardheblu, një situatë aspak normale u krijua në tribunat ku qëndronin grupet ultras të dy tifozerive, teksa u desh ndërhyrja e forcave të policisë, për të shmangur një përleshje masive.
Në këtë moment u krijua një hapësirë e madhe mes dy tifozerive nga forcat e policisë, për të shmangur gjuajtjet me flakadanë dhe sende të forta. Situata e tensionuar zgjati për afro 5 minuta, teksa më pas gjithçka u mor nën kontroll nga policia.
-
Metropoli që ngriti Aleksandri i Madh
9 Shkurt, 15:48 -
Roma fiton ndaj Venezias, vendos goli i Dybalas
9 Shkurt, 15:43
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


