Play Off/ Pogradeci pranë kualifikimit, Besa-Apolonia pa gola në pjesën e parë
24 Prill 2025, 16:31 / SPORT

Po luhen sot dy ndeshjet “play-off” të Kategorisë së Parë, ku njëri prej katër ekipeve kërkon Superioren.
Besa pret Apoloninë, ndërsa Pogradeci luan në transfertën e vështirë përballë Burrelit. Pas 45 minutave të para, Pogradeci kryeson 0-1 ndaj Burrelit falë golit të Jeton Krasniqit në minutën e 21-të.
Ndërkohë, fraksioni i parë i lojës në sfidën Besa-Apolonia nuk ka prodhuar gola.
Për tu theksuar është fakti që kavajasit edhe nëse marrin barazim arrijnë të kualifikohen, ndërsa fierakëve iu duhet patjetër fitorja.
Skuadrat që do të kualifikohen sot do të ndeshen mes tyre ndërsa fituesi do të ketë mundësinë të luajë me vendin e 8-të të Superiores për të përcaktuar se kush do të jetë pjesë e elitës në sezonin e ri.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
Nga Erl Kodra
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Nga Mirela Karabina
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

