“Po, kam oferta nga Serie A”, dy klube të mëdha pas Armando Brojës

Armando Broja vazhdon përgatitjet me Chelsean për sezonin e ri, edhe pse me shumë mundësi karriera e tij pritet të vijojë larg “Stamford Bridge”.
Për sulmuesin e talentuar të kombëtares shqiptare nuk mungojnë admiruesit në Serie A. Sidomos nga Juventusi.
Mediet pranë klubit bardhezi raportojnë se Cristiano Giuntoli, CEO i “Zonjës”, po tenton një sulmues për të zëvendësuar polakun Milik. I cili është me valixhe gati.
Dhe një nga emrat që i pëlqejnë shumë drejtuesit të rekordmenëve të futbollit italian, është pikërisht Armando Broja.
Por në listën e Giuntolit bën pjesë edhe Matteo Retegui, sulmuesi i Genoas edhe kombëtares së Italisë.
“Është e vërtetë, kam oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Premier League. Sigurisht që edhe qëndrimi te Chelsea është një mundësi, pasi ka edhe shumë vite kontratë me klubin”, u shpreh disa ditë më parë 22-vjeçari nga Malësia e Madhe.
Por jo vetëm Juventusi. Pas Brojës qëndron edhe Milani, që nuk ka hequr ende dorë nga ideja e transferimit të “yllit” shqiptar nën urdhrat e Fonsecas.
Kuqezinjtë e duan në huazim, opsion që kundërshtohet për momentin nga Chelsea. Pasi londinezët preferojnë shitjen e plotë të kartonit të Brojës.
Po ndodh...
ide
Kur pushteti ankohet se po demaskohet!
PS dhe PD kanë krijuar një ekuilibër të palëkundshëm Nash
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

