Po kthehet në heroin e ri te Juventusi, Kolo Muani: Nuk e kisha imagjinuar një fillim të tillë
3 February 2025, 12:33 / SPORT

Juventusi fitoi 4-1 ndaj Empolit, një sukses me përmbysje për bardhezinjtë, që për 60 minuta ishin në dizavantazh.
Ai që nisi përmbysjen e skuadrës së Juventus ishte sulmuesi Kolo Muani, që shënoi dy gola.
I ardhur në merkaton e janarit, sulmuesi 26-vjeçar francez tha: “Ne morëm tre pikë të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për dy golat, sepse synimi i ekipit është të vazhdojë të fitojë”.
Duke folur për ardhjen e tij te Juventusi, ku në dy ndeshje ka realizuar tri gola, ai tha: “Është e pabesueshme, është fantastike të jesh këtu.
Nuk e kisha imagjinuar një start të tillë këtu.
Ne fituam, por duhet të vazhdojmë ta ruajmë këtë ritëm edhe më tej.
Është e rëndësishme që të marrim tri pikët edhe në takimin e radhës”, u shpreh Kolo Muani.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nga Rigels Seliman
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
