Probleme te bardheblutë, mesfushori i Tiranës do të jetë një muaj jashtë

10 Mars 2025, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

Probleme te bardheblutë, mesfushori i Tiranës do të jetë

Ermal Meta rrezikon të mbyllë sezoni para kohe. Lojtari i Tiranës dhe i përfaqësueses Shpresa u dëmtua në takimin që bardheblutë zhvilluan me Dinamon.

Pas asaj ndeshjeje, ai nuk është stërvitur dhe ka bërë terapi, madje në takimin me Laçin mungoi. Futbollisti nuk ishte as në stolin e rezervave, ndërsa pas takimit është konfirmuar zyrtarisht se lojtari është i dëmtuar dhe do të mungojë gjatë. Informacionet nga bardheblutë bëjnë me dije se Meta ka një tërheqje të gradës së parë. Në këto kushte, ai nuk mund të luajë dhe do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën në sfidën me shkodranët dhe jo vetëm.

Diagnoza e dhënë nga mjekët, do të thotë se futbollisti nuk do të luajë të paktën për një muaj. Duke llogaritur se sot është 10 mars, Meta në rastin më të mirë mund të jetë në fushë të paktën në mes të prillit. Kjo do të thotë se lojtari, i cili luan si në mbrojtje dhe në mesfushë, rrezikon të ketë mbyllur sezonin futbollistik. Lojtari, në këto kushte, do të ishte një humbje e madhe për skuadrën bardheblu, pasi Shkëmbi nuk do të ketë në dispozicion një titullar. Meta është lojtari i dytë që mund të humbasë sezonin. Para tij, Qëndrim Ismajli i ka dhënë “lamtumirën” sezonit. Futbollisti ka një thyerje dhe nuk do të jetë në dispozicion të Bledi Shkëmbit deri në fund të prillit.

TERAPIA – Lojtari prej ditësh është duke zhvilluar terapi në klinikën e FSHF-së, për te qenë gati sa më shpejt. Meta është një nga elementët që Tirana pretendon shumë, pasi në verë refuzoi një ofertë nga Ukraina për 250 mijë euro. Futbollisti ka rinovuar me Tiranën dhe është pjesë e projektit për sezonin 2025-2026.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128