Egnatia, flet Tetova: Respektojmë Laçin, kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit

10 Mars 2025, 15:45 / SPORT ALFA PRESS

Egnatia, flet Tetova: Respektojmë Laçin, kanë bërë

Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Laçit.

Shorti i Kupës iu vuri përballë me Partizanin? Pjesë e shortit ishin 4 skuadrat më të mira të kampionatit dhe që janë pretendentë kryesorë për titullin. Shorti na vuri përballë Partizanin, një ekip me shumë histori. Pavarësisht situatës që po kalon aktualisht është një skuadër e fortë.

Laçi? Ka bërë mirë në ndeshjet e fundit pavarësisht humbjes me Tiranën. Bën një lojë shumë të mirë dhe ne kemi marrë siç duhet masat për nesër.

Gjendja e skuadrës? Egnatia ka disa mungesa. Janë plot 5. Rikthehet Zejnullai këtë javë me Ultain, por mungojnë Ujka dhe Lushkja. Vazhdojnë të mungojnë Malota, Ndreca dhe Aleksi.

Sa po ndikojnë këto mungesa? Janë mungesa të rëndësishme, ndjehen në ekip. Më shumë më shqetësojnë mungesat, ndeshje pas ndeshje.

Nga kush futbollist pret më shumë? Ne jemi grup dhe punojmë grup. Unë pres nga të gjithë grupi, jo vetëm nga një individ.

Pas fitores me Dinamon në kampionat, mendoni se jeni mbi rivalët për titullin? Nuk mendoj kështu, ishte vetëm një ndeshje. Duhet të përballesh me të gjithë. Të gjithë ekipet po luftojnë fort.

Laçi vjen pas humbjes, a ju favorizon diçka e tillë? Nuk ka favorizime, nuk ka as shumë ndryshime. Ekipet nuk kanë shumë diferenca të madha në kampionat. Kishim pak ngarkesa gjatë kësaj jave dhe diçka e tillë u ndje edhe te rivalët.

Golavarazhi? Më vjen mirë që luajmë të gjithë dhe shënojnë të gjithë. Më kënaq më shumë fakti që të gjithë luajnë për grupin dhe jo për veten.

Vllaznisë, Dinamos apo Partizanit, kujt ekip i druheni më shumë? Jemi të 4 skuadra shumë të forta dhe jemi aty. Udhëheqim top-4, vetëm me ndonjë ndryshim të vogël. Do të jetë një emocion shumë i madh sfidat për “Final – Four”.

Kemi pësuar më pak gola? Është e gjithë grupit, jemi treguar shumë të kujdesshëm, grupi po punon siç duhet.

Lushkja është golashënuesi më i mirë i skuadrës, sa ndikon mungesa e tij? Është një mungesë e madhe, pasi Lushkja është gjithmonë në vendin e duhur për të çuar topin në rrjetë. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë me grupin dhe kemi gjetur se kë do të çojmë para portës për të çuar topin drejt rrjetës”, ka përfunduar Tetova.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128