Redon Xhixhës i mjaftojnë 7 minuta, futet nga stoli dhe shënon me Qarabag
16 Dhjetor 2024, 18:35 / SPORT

Redon Xhixha është shfaqur protagonist në ndeshjen e ditës së sotme, ku Qarabag i tij fitoi në shtëpi përballë Sumqayit. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Azersun Arena”, përfundoi 5-0 në favor të vendasve.
Ishte pikërisht Xhixha që shënoi golin e katërt të kësaj sfide. Në minutën e 76-të të takimit, ish-i i Tiranës dërgoi topin në fundin e rrjetës. Ai gjeti rrugën e rrjetës vetëm 7 minuta pasi u aktivizua në fushën e lojës.
Një gol mjaft i rëndësishëm për Xhixhën edhe pse mbetet ende në qendër të merkatos në janar. Pritet të shihet nëse sulmuesi shqiptar do të zgjedhë të luftojë për vendin e titullarit te Qarabag, apo do të kryejë rikthimin e bujshëm në Superiore.
Po ndodh...
ide
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
Nga Taulanda Jupi
Përse protesta buçet: Rama në burg, Berisha në burg!
Nga Ardi Stefa
Ti vetëm ik!
Nga Irena Beqiraj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

