
“San Siro” do të jetë 71 mijë vende dhe kap vlerën e 1.2 miliardë eurove, nis puna për stadiumin e ri

Operacioni për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos në zonën e “San Siro”-s kap vlerën e 1.2 miliardë eurove. Një objekt që do të ketë një kapacitet prej afërsisht 71,500 vendesh dhe do të funksionojë 365 ditë në vit.
Kështu thuhet në dosjen e paraqitur nga Interi dhe Milani në Bashki dhe që në 250 faqe shpjegon se si do të transformohet zona pas blerjes nga klubet. Vetëm ndërtimi i stadiumit, i cili sipas projektit do të nisë të funksionojë në vitin 2031, kap vlerën e rreth 700 milionë eurove.
Vlerësohet se zonat ndihmëse (restorante, dyqane, palestra) do të hyjnë në funksion mes viteve 2033 dhe 2035. Stadiumi do të ndërtohet në perëndim të zonës, ndërsa në lindje do të mbetet një pjesë e “San Siro”-s aktuale, e cila do të ripërdoret.
Rizhvillimi i pjesshëm i objektit përfshin heqjen e plotë të çatisë, tribunave të unazës së tretë dhe të parë, një pjesë të stendave të unazës së dytë dhe afërsisht 70% të rampave që karakterizojnë fasadën ekzistuese.
Sa i përket Milanit, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me terrenin e blerë pak muaj më parë për 15 milionë euro në një zonë në periferi të Milanos, ku duhej të ndërtohej edhe impianti i ri, nëse nuk gjendej një akord me Bashkinë e qytetit.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128