Sherri në futbollin e moshave, Disiplina bën shembull lojtarët e Partizanit dhe Vllaznisë

26 Mars 2024, 20:47 / SPORT ALFA PRESS

Sherri në futbollin e moshave, Disiplina bën shembull lojtarët e
FSHF ka publikuar mbrëmjen e sotme të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës.

Butrinti që militon në Kategorinë e Dytë është dënuar me katër ndeshje pa tifozë, kjo pas mungesës së sigurisë në stadium.

Gjithashtu shtatë lojtarë të Partizanit U-19 dhe Vllaznisë U-19 janë dënuar me dhjetë ndeshje pezullim për shkak të një sherri masiv në ndeshjen mes tyre në “Arenën e Demave”.

Vendimet e plota:

VENDIMET:

KF Butrinti, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Erzeni U-21, Madrid Bantacur Davidson,për sulm ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Korabi U-21, Bernardo Fida,për sjellje te dhunshme lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Atletik Klub U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
FC Djelmia Shkodrane, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, kundër KF Shkodra, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Lojtari i FK Partizani U-19, Kristi Gjeta,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-19, Enea Kokomani,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Partizani U-19, Oresti Rifa,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Fabian Lekaj,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Jozef Marashi,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Arkel Likaj,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-19, Gerald Kubazi,për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.