Shqipëria fiton testin e parë para Europianit, mposht 3-0 Lihteshtejnin

Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 3-0 Lihteshtejnin në testin e parë përgatitor para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Ashtu siç pritej, skuadra e Sylvinhos ka dominuar përballë një kundërshtari relativisht të lehtë.
Armando Broja, në minutën e 31’-të çeli siparin e golave, për djemtë e Syvlinho, për të vijuar me një perlë, nga goditja e dënimit, nga Jasir Asani, në fillimin e pjesës së dytë e për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 3 me 0, mendoi, Ernest Muçi, falë një rrëmuje në zonën kundërshtare.
Pas kësaj fitoreje, tashmë Kombëtarja jonë mendon për miqësoren e radhës, atë të 7 qershorit, ndaj skuadrës së Azerbajxhanit dhe vetëm 8 më vonë do të ndeshen me “Të Kaltërit” e Italisë, në sfidën hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


