Sinjale për Igli Taren, sulmuesi italian: Milan? Do të ishte një ëndërr

2 Tetor 2025, 19:36 / SPORT ALFA PRESS

Sinjale për Igli Taren, sulmuesi italian: Milan? Do të ishte një

Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atalantës dhe Club Bryzh, sulmuesi italian Nicolo Tresoldi ka folur për të ardhmen e tij. Lojtari, që po shkëlqen në Belgjikë, nuk ka fshehur dëshirën për të provuar një ditë eksperiencën në Serie A.

“Jam i lumtur te Bryzh, por ëndrra ime është Milani. Jam tifoz i kuqezinjve dhe do të ishte fantastike të vishja atë fanellë”, ka deklaruar ai. Fjalët e Tresoldit janë një sinjal i fortë për klubin kuqezi, që prej kohësh monitoron sulmues të rinj në treg.

Për momentin, e ardhmja e tij mbetet në Belgjikë, por zemra duket se e çon drejt Italisë.Ndoshta një sinjal i pastër i tij, që mund të shërbejë si një asist për Taren dhe drejtuesit e Milanit, që përse jo mund të nisin kontaktet e para me klubin belg për të në të ardhmen.

 

Po ndodh...

ide