Stërvitja e parë e Kombëtares është “Made in Albania”, Silvinjo plotëson grupin e futbollistëve me produktin vendas
17 Mars 2025, 18:12 / SPORT

Silvinjo ka plotësuar grupin në stërvitje, me lojtarë që nuk kanë ftesë zyrtare për sfidat e marsit. “Panorama Sport” raporton se aktualisht nën urdhërat e Silvinjos janë Rrok Toma, Ysni Ismaili, Aldi Gjumsi dhe Altin Bytyçi.
Toma, Gjumsi dhe Ismaili kanë luajtur për Shqipërinë U-21. Në anën tjetër Bytyçi po i shërben Silvinjos për mbrojtjen, dhe pse te Partizani ka munguar për shkak dëmtimi.
Sot u zhvillua stërvitja e parë në “Shtëpinë e Futbollit”. Grupi pritet të plotësohet në vijim, teksa ndeshja e parë është me Anglinë, më 21 mars.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Nga Arian Galdini
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


