Surpriza e Sylvinho-s, grumbullon sulmuesin e Skënderbeut në stërvitjen e Kombëtares

29 Maj 2024, 22:39 / SPORT ALFA PRESS

Surpriza e Sylvinho-s, grumbullon sulmuesin e Skënderbeut në
Kombëtarja shqiptare u grumbullua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, për të kryer seancën e parë stërvitore. Edhe pse nuk kanë mbërritur ende të gjithë lojtarët e ftuar nga Silvinjo, trajneri brazilian, nuk humbi kohë, për të nisur me përgatitjet.

Në këtë seancë të parë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.

Shkodrani është grumbulluar nga Sylvinho, deri në momentin e kompletimit të grupit, teksa më pas do të bashkohet sërish me kuqezinjtë e Alban Bushit.

Gjithsesi mbetet një eksperiencë unike kjo për Nikajn, i cili pati fati të stërvitet me yjet e Kombëtares, të cilët prej datës 14 qershor do të jenë pjesë e Europianit.

Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite.



Po ndodh...

ide