
Të mërkurën, Inter-Bayern, Matthäus: Shpresoj që Kane t’i ketë ruajtur golat për këtë ndeshje

Ish-mesfushori legjendar i Interit dhe i kombëtares gjermane, Lothar Matthäus, ka dhënë një intervistë për “Abendzeitung” në prag të sfidës së kthimit të çerekfinales së Champions League mes Interit dhe Bayern Munich.
“Kam dy zemra që rrahin në gjoksin tim,” – u shpreh Matthäus. “Nuk është e lehtë të vuash apo të qash bashkë me një skuadër.
Mrekullia në Milano tashmë ka ndodhur dhe Bayerni, ashtu si futbolli gjerman në përgjithësi, ka kujtime të mëdha nga ‘San Siro’.
Asgjë nuk është ende e humbur. Në ndeshjen e parë u panë qartë pikat e dobëta të Bayernit. Pësuan shumë në mbrojtje."
"Mungojnë katër titullarë të rëndësishëm: Jamal Musiala, Manuel Neuer, Dayot Upamecano dhe Alphonso Davies – të gjithë lojtarë të mëdhenj, por ekipi ka ende mundësi reale për të kaluar më tej.
Në mbrojtje, i vetmi titullar i pranishëm është Kim, por edhe ai ka problemet e veta.
Nëse Interi është i zgjuar, duhet ta sulmojë Bayernin."
"Bayerni nuk e pëlqen kur ushtrohet presion mbi të dhe kur nuk ka hapësira për të marrë frymë.
Fillimisht duhet të shënojë dhe të mos pësojë, pastaj loja ndryshon. Bayerni ka durim, përvojë dhe cilësi."
Për ‘yllin’ e sulmit, Harry Kane, Matthäus shtoi me humor: “Shpresoj që t’i ketë ruajtur golat për të mërkurën.
Ndoshta do ta shfrytëzojë momentin vendimtar në Milano për të çuar Bayernin në gjysmëfinale.”
Në fund, Matthäus foli edhe për favoriten e tij në Evropë: “Barcelona është favorite. Flick përfaqëson stilin që e ka bërë të famshme Barcelonën.
Hansi gjithmonë ka luajtur futboll spektakolar. Është mbresëlënës.”

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128