Trabzonspor “kryqëzon gishtat”, Muçi rikthehet në stërvitje

10 Prill 2026, 09:55 / SPORT ALFA PRESS

Trabzonspor “kryqëzon gishtat”, Muçi rikthehet në

Për fat të keq, në momentin e tij më të mirë, Ernest Muçi pësoi një frenim të fortë, kjo pasi gjatë grumbullimit me ekipit përfaqësues, pësoi një një dëmtim duke e detyruar të largohej përpara miqësores ndaj Ukrainës. Jo vetëm kaq, por gjatë fazës së riaftësimit në Turqi, sulmuesi kuqezi pati dhe një shqetësim të lehtë në kyçin e këmbës.

Nga Turqia vjen një lajm i mirë, pasi së fundmi Muçi i është bashkuar ekipit në seancën stërvitore. Pavarësisht këtij fakti, në radhët e Trabzonspor nuk dëshirojnë të rrezikojnë, për këtë arsye Muçi nuk pritet të ketë shumë minuta në sfidës e kësaj fundjave kundër Alanyaspor. Në varësi se si do të shkojë edhe seanca e fundit stërvitore, do të vendoset në lidhje me aktivizimin e tij ose jo.

Mediat shtojnë se sipas të gjithë gjasave, Muçi pritet të jetë në stol, pasi trajneri Fatih Tekke dëshiron që sulmuesi kuqezi të jetë në formë optimale për këtë sprint final ku Trabzonspor është në garë për titullin në Turqi, ose minimalisht të sigurojnë një vend në fazën “play-off” të Champions League. Deri në këtë pikë të sezonit, Muçi ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

 

Po ndodh...

ide