Trazirat në ndeshjen kundër Dinamos, gjobë për Elbasanin

23 Janar 2025, 19:01 / SPORT ALFA PRESS

Trazirat në ndeshjen kundër Dinamos, gjobë për Elbasanin

Sot janë publikuar vendimet e Komisonit të Disiplinës në FSHF.

Elbasani dhe Besa nuk i kanë shpëtuar vendimeve të forta të disiplinës. Dënime me gjoba, si dhe moslejimin e tifozëve janë disa nga masat e ndërmarra.

Elbasanasit janë ndëshkuar me shifrat 200 mijë Lekë (të reja), kjo për arsye të sjelljes së gabuar të tifozëve në sfidën ndaj Dinamos. E njëjta arsye ka rënduar dhe Besën.

Skuadra e Kategorisë së Parë ka marrë  lajmin se 3 takime do t’i zhvillojë me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve.

Besa FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 17/1, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit FC Dinamo City sh.a. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Brajan Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Santiago Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të FK Tomori, Iken Droboniku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vila-L MFC, Rigers Mersini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Kastriotet MFC, Erind Lleshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Mallakastra, Ledjan Kapllanaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Butrinti, Santi Culli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit, Glen Maci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

Po ndodh...

ide