
''Trekëndëshi dashuror'', Keita Balde padit Mauro Icardin dhe Wanda Naran

Trekëndëshi dashuror mes Mauro Icardit, Wanda Nara-s dhe Keita Baldé mund t'i kushtojë shumë çiftit argjentinas.
Martesa e tyre tashmë ka përfunduar, veçanërisht pasi sulmuesi ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Maria Eugenia Suarez.
Megjithatë, së fundmi janë bërë virale pamjet e Wanda Nara-s duke kërcyer në dhomën e gjumit të Keita Baldé, ish-shok skuadre i Icardit.
Për këtë arsye, futbollisti senegalez ka vendosur të hakmerret, duke kërkuar një dëmshpërblim të madh, pasi kjo histori i ka shkaktuar dëm imazhi dhe ka ndikuar negativisht tek ai dhe familja e tij.
Keita Baldé padit Icard-in dhe Wanda Nara-n
Sipas gazetarit Juan Etchegoye, Keita Baldé i është drejtuar gjykatës italiane, duke kërkuar një shumë të majme për "dëme, humbje dhe shqetësime sistematike", pasi u përfshi në këtë skandal mediatik pa dëshirën e tij.
Shuma që ai kërkon nga Wanda Nara dhe Icardi është me gjashtë shifra.
Ish-sulmuesi i Lazios dhe Interit kishte folur më herët për këtë çështje, duke theksuar se ka ndikuar negativisht në jetën e tij dhe të familjes.
Ai e bëri të ditur vendimin e tij për të ndjekur rrugën ligjore në një postim në Instagram, ku shkruante:
"Për shkak të ngjarjeve të fundit në të cilat jam përfshirë kundër dëshirës sime, jam detyruar t'u drejtohem avokatëve të mi, Donatella Minutolo dhe Alessandro Simionato, për të mbrojtur reputacionin tim dhe për të ruajtur qetësinë e fëmijëve të mi të mitur, si dhe atë të Simonës, e cila është përfshirë padrejtësisht dhe po rrit fëmijët tanë me dashuri dhe përkushtim."

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128