Udhëhoqi Egnatian drejt titullit të parë kampion dhe fitoi Kupën & Superkupën e Shqipërisë, Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” 2024
27 Janar 2025, 22:32 / SPORT

Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekniku shqiptar bëri histori me klubin e Egnatias përgjatë këtij sezoni, duke e udhëhequr drejt titullit të parë kampion në “Abissnet Superiore” dhe duke plotësuar tripletën me Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Mes të nominuarëve ishin edhe Orges Shehi, Ivan Gvozdenovic dhe Ilir Daja.
Në mbrëmjen gala që po mbahet sonte në Teatrin e Operas dhe Baletit, zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta i dorëzoi Edlir Tetovës këtë trofe të rëndësishëm.
Pasi mori trofeun, trajneri i Egnatias u shpreh: ‘Falënderim për Presidentin e Federatës për këtë super event dhe klubin e Egnatias me në krye Presidentin Demrozi. Falenderim edhe për çunat e mi të Egnatias’.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


