
Vendimi i papritur i Laportës, urdhëron shitjen e kapitenit të Barcelonës

Një lëvizje e papritur te Barcelona! Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka udhëzuar drejtorinë teknike që të nxjerrë në shitje kapitenin e skuadrës, portierin Mark Andre Ter Shtegen. Një vendim i papritur, duke llogaritur se gjermani mendohej se ishte një nga shtyllat e ekipit për edicionin e ri.
Katalanasja “RAC-1” bën të ditur se në klub mendojnë se portieri i Espanjolit, Hoan Garsia, do të pranojë ofertën që i ka bërë Barcelona për t’iu bashkuar kësaj të fundit, edhe pse ka oferta të tejra nga Njukasëll e Mançester Siti. Kjo është arsyeja pse Laportës i duhet të largojë një portier i cili do të ishte “problematik” për 24-vjeçarin.
Ter Shtegen kërkon të jetë titullar ndaj për t’i bërë vend Garcias, duhej larguar gjermani i cili ka kontratë deri në vitin 2028, me një rrogë të lartë. Më e thjeshtë është situata me Vojçeç Sheznin, i cili kërkon të jetë protagonist, por jo detyrimisht titullar në çdo ndeshje. Ndaj është udhëzuar stafi i klubit që të gjejë një blerës për Ter Shtegen sa më parë.

Pse të gjithë në PD janë në garë për 'bustin' e Berishës?
ide

Analizë gjaku PD-së

Zegjineja nga fshati dhe Kryeministri nga Kryeqyteti!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128