Vllaznia i shënon dy gola Skënderbeut dhe gdhin në vendin e parë! Tirana pa identitet mposhtet 1-0 nga Egnatia

Vetëm një fitore në 12 javë kampionat, ky është bilanci dramatik i KF Tiranës këtë sezon në Superligë. Bardheblutë e Bledi Shkëmbit u mposhtën 1-0 në Rrogozhinë nga Egnatia. Ndërkohë për raundin e 12-të në Superligë, këtë të diel Vllaznia fitoi 2-0 kundër Skënderbeut dhe sheh veten në pozitën e parë.
Në "Loro Boriçi" Vllaznia vendase fitoi 2-0 kundër Skënderbeut dhe gdhin në vendin e parë, të paktën deri në ndeshjen e së hënës së Partizanit. Golat e Balaj dhe Dodaj në pjesën e parë i dhanë tri pikë djemve të Thomas Brdaric.
Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias mundën 1-0 Tiranën dhe u rikthyen pas tre ndeshjeve te suksesi. Një gol me kokë i Edison Ndrecës vendosi ndeshjen në minutën e 41-të. Në zhvillimet e një këndoreje Ndreca nuk gaboi me kokë duke përfituar nga një dalje e pa studiuar e Selmanit. Kjo është humbja e tretë për Tiranën që sheh vetëm një fitore këtë sezon dhe me 11 pikë vijon të mbajë vendin e shtatë. Ndërkohë Egnatia pas tre ndeshjeve pa fitore shijon suksesin e plotë dhe është në ndjekje të kryesuesve të Partizanit. Kjo ishte fitorja e parë e Egnatias kundër Tiranës si pritëse.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
