Xavi ndërron mendje, trajneri drejt konfirmimit në stolin e Barcelonës
24 Prill 2024, 22:23 / SPORT

Xavi me siguri do të qëndrojë në krye të Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm, duke respektuar kështu kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2025. Trajneri i njohur pati deklaruar lamtumirën nga katalanasit, por së fundmi tekniku ka ndërruar mendje, i shtyrë edhe nga besimi i dhënë nga drejtori sportiv Deco dhe presidenti Joan Laporta.
Në mënyrë paradoksale, pas zhgënjimeve më të mëdha të sezonit si eliminimi në Champions League ndaj PSG-së dhe disfata në El Clasico ndaj Realit, Xavi bindi veten se ishte njeriu i duhur që mund të kthente ekipin drejt sukseseve.
44-vjeçari numëron 136 ndeshje si trajner i Barcelonës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.04 pikë për ndeshje. Më parë, Xavi ka qenë “timonieri” i Al Sadd.
-
-
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ironizon Edi Ramën
24 Prill, 22:05 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



