Zyrtare/ Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi

5 Nëntor 2024, 19:29 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi

Bledi Shkëmbi zyrtarisht është larguar nga Tirana me klubin bardheblu që ka hequr çdo dyshim me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rezultatet negative të skuadrës e cila u rindërtua “themelesh” gjatë verës, me merkaton që zëvendësoi thuajse totalisht grupin ekzistues, i cili mbylli sezonin e kaluar, ua kanë sosur durimin drejtuesve të klubit të futbollit më të titulluar në Shqipëri.

Disfata e fundit ndaj Egnatias e ka “derdhur kupën”, aq sa sot trajnerit korçar i është komunikuar shkarkimi.

“KF Tirana njofton largimin e trajnerit Bledi Shkëmbi. Klubi dhe trajneri kanë gjetur marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin. Shkëmbi është ndarë duke u përshëndetur me skuadrën dhe stafin teknik. KF Tirana e falënderon trajnerin për kontributin e tij si dhe vlerëson punën e bërë përgjatë qëndrimit të tij në kampin bardh’e blu”.- shkruan klubi.

Bardheblutë, në 12 javë kampionati kanë grumbulluar vetëm 11 pikë, pra thuajse një pikë për ndeshje, çka iu kushton atyre vendin e shtatë në renditjen aktuale.

Sfida e radhës për skuadrën kryeqytetase në kampionat do të jetë në shtëpi, ndaj Bylisit debutues. Aty pritet kthesa, por edhe debutimi i pasuesit të Shkëmbit, i cili mbetet enigmë për momentin.

 

Po ndodh...

ide