
Zyrtarizohet marrëveshja, trajneri Josa firmos me skuadrën e re

Mirel Josa ka firmosur me Vëllaznimin. Klubi nga Gjakova dhe trajneri i njohur kanë arritur marrëveshje, teksa lajmi është bërë publik nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Josa, vjen te skuadra e Ligës së Parë, pas një eksperience te Besa, ndërsa më parë ka drejtuar ekipe si Laçi dhe Vllaznia.
“Me kënaqësi ju njoftojmë që KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me Trajnerin e mirënjohur Mirel Josa. Josa nga sot e ka filluar detyren e shefit të shtabit teknik në klubin Kuqezi dhe përgatitjet për sezonën pranverore. Mirel Josa një emër i njohur në futbollin mbarëshqiptar, me një përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të vazhduar me KF Vëllaznimin.
5x Kampion i Shqipërisë
2x Fitues i Kupës së Shqipërisë
2x Fitues i Superkupës së Shqipërisë
1x Fitues i Kupës së Kosovës
Klubet e mëparshme: KF Tirana, FC Skënderbeu, KF Vllaznia dhe FC Prishtina”.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128