14 pikat e Woodrow Wilson që i dhanë Amerikës legjitimitetin e demokracisë botërore
Rubrika “Ngjarje të shënuara të ditës” është një rubrikë kulturore dhe historike. Ajo është ideuar në formën e një kalendari kujtese për të sjellë tek lexuesi i apasionuar pas historisë, kulturës, sportit e muzikës ngjarje dhe personazhe që lidhen me një datë të caktuar. Sot në rubrikën “Ngjarje e shënuar e ditës” kemi zgjedhur si personazh presidentin e 28 –të SHBA, Woodrow Wilson. Presidenti Wilson njihet si presidenti idealist, pacifist, mik i kombeve të vogla që aspirionin për mëvetësi.
Më 8 janar 1918, viti kur Lufta e Parë Botërore kishte hyrë në fazën përmbyllëse, presidenti Wilson do t’i drejtohej kongresit me një fjalim, ku për herë të parë do të shpaloseshin 14 pikat e famshme që do të bëheshin lajtmotiv për një kohë të gjatë jo vetëm në tryezën e katër të mëdhenjve në Versajë, por edhe në vitet në vazhdim.
Programi prej 14 pikash i Woodrow Wilson do të ishte një dokumet që do të vendosej në tavolinën e negocimit mes pjesëmarrësve në Konferencën e Parisit. Në fakt strategjia e 14 pikëve pati si bazë raportin e përgatitur nga një komision që drejtohej nga kolonel E.M. House. Programi i 14 pikëve përmbante disa parimet bazë por ai që do të mbahej mend gjatë dhe do të bëhej pjesë e debatit në politikën e jashtme, ishte parimi i vetëvendosjes.
Proklamata e 14 pikave pati një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye. Së pari, nëpërmjet këtij dokumenti shumë prej parimeve të politikës së brendshme të SHBA, të njohura si progresive u mishëruan në politikën e jashtme të SHBA. P.sh., nocione të tilla si tregtia e lirë, marrëveshjet e hapura, demokracia dhe vetëvendosja ishin kryesisht variante të programeve të zbatuara në politikën e brendshme për të paktën dy dekada. Së dyti, 14 pikat do të përbënin të vetmen deklaratën ndër aleatët në fund të Luftës së Parë Botërore lidhur me qëllimet e përbashkëta në fund të luftës. Pra, ajo u bë baza për nënshkrimin e traktatit të paqes dhe kritereve të tij.
Por padyshim, 14 pikët bënë që shumë vendeve që besonin se interesi vetjak duhet të udhëhiqte politikën e jashtme, pranuan se morali dhe etika duhet të ishin baza për politikën e jashtme të një shoqërie demokratike. Pavarësisht se shumë nga qeveritë që erdhën më vonë në pushtet nuk ndanë të njëjtin besim si qeveria e Woodrow Wilson, përsa i përket presidentëve amerikanë shumë prej tyre janë pajtuar me besimin wilsonian tek morali si një përbërës kyç si në politikën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
