15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali
26 Korrik 2025, 19:06 / AKTUALITET

Policia e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës.
Skuadra operacionale njoftoi se prangosur një 52-vjeçar shqiptar, i cili fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’.
Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonë dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.
Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.
Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe u dërgua në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


