Mbrojtësi i Kombëtares bind në Itali, i vetmi që jep garanci te klubi i ri

7 Maj 2026, 18:41 / SPORT ALFA PRESS

Mbrojtësi i Kombëtares bind në Itali, i vetmi që jep garanci

Ardian Ismajli po konfirmohet si një nga pikat më të forta të Torinos në një repart defensiv që këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar. Qendërmbrojtësi shqiptar ka qenë ndër të paktët lojtarë që kanë treguar siguri në duelet ajrore dhe qartësi në leximin e aksioneve, sidomos në situatat me topa të lartë.

Në krahun tjetër, problemet e Torino në mbrojtje janë bërë të dukshme, me skuadrën që ka pësuar shumë gola pikërisht nga krosimet dhe goditjet standarde. Mungesa e markimit dhe koordinimit ka bërë që çdo top në zonë të kthehet në rrezik real.

Edhe në ndeshjet e fundit ndaj Interit dhe Udinezes, skenari ka qenë i njëjtë, ku kundërshtarët kanë shënuar me kokë pa shumë presion, duke nxjerrë në pah dobësitë strukturore të repartit defensiv. Në këtë panoramë, mediat italiane e shohin mbrojtësin Ismajli si një garanci të rrallë, duke e dalluar nga pjesa tjetër e mbrojtjes dhe duke konfirmuar vlerën e tij si një nga elementët më të qëndrueshëm në skuadër.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova