17 vite nga tragjedia e Gërdecit! Humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë

15 Mars 2025, 10:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

17 vite nga tragjedia e Gërdecit! Humbën jetën 26 persona dhe u

17 vite më pare 26 persona humbi jetën në një nga ngjarjet më tragjike në vend, si pasojë e shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec.

300 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi që shkatërroi banesat në zonë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë janë zvarritur dhe vetëm një dekadë e gjysmë më pas, SPAK ka dorëzuar dosjen në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit.



Po ndodh...