Byrek me mëlçi dhe qepë me petë të pjekura

Përbërësit:
1 pako petë të pjekura
3 qepë të mëdha
250 gr mëlçi
2 tufa ose 2 lgj nenexhik
Oriz të zier
Vaj ulliri
Spec djegës
Kripë, piper
Përgatitja:
Petët e pjekura i thërrmojmë dhe i përziejmë me vaj ulliri dhe nenexhik duke lënë dy petë të pa thërrmuara të cilat i shtrojmë si bazë në tavë. Mbi petët e hapura vendosim petët e thërrmuara me nenexhik. Mbledhim pak anët dhe e vendosim tavën në furrë në 180 gradë Celsius dhe e lemë derisa petët të marrin ngjyrë. Ndërkohë përgatisim mbushjen. Kaurdisim me vaj ulliri qepët derisa të zbuten, më pas shtojmë mëlçitë, pak ujë, spec djegës, kripë dhe piper dhe i lemë mëlçitë të ziejnë. Në fund shtojmë orizin e zier dhe masën e mbushjes e hedhim mbi petët e pjekura dhe e vendosim përsëri byrekun në furrë.
Receta nga Zonja Albana
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128