Protesta e PD/ 14 të arrestuar, 9 nën hetim! Mes të shoqëruarve edhe të mitur

23 Mars 2026, 08:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e PD/ 14 të arrestuar, 9 nën hetim! Mes të

14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së PD, ndërsa 9 prej tyre janë nën hetim në gjendje të lirë.

Mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, por janë lënë të lirë.

Protesta e 22 marsit prodhoi molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej.

Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e policisë krijuan gardhe sigurie.

Molotovët lënduan 6 efektivë të policisë, të cilët po marrin trajtim në QSUT dhe te Spitali i Traumës.

Po ndodh...