Bilanc tragjik nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i viktimave. Makinat u përplasën ‘kokë më kokë’

23 Mars 2026, 08:29 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bilanc tragjik nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i

Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë, i cili ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë.

Dy automjete u përplasën kokë më kokë në aksin Vlorë-Kotë, duke lënë fillimisht dy viktima në vendngjarje dhe një të plagosur rëndë. Ky i fundit ishte pasagjer në një prej automjeteve të aksidentuara.

Vetëm dy orë më pas, edhe i plagosuri nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave nga ky aksident i rëndë.

Ne aksident u përfshinë një ”Benz” me targa FR4044C AA i ciki drejtohej nga nje 30-vjeçar dhe automjeti tip “Ford” me targa AB309FL.

Dy drejtuesit e automjeteve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Identiteti i viktimave ende nuk bëhet i ditur.

Po ndodh...