“21 janarit” -“Po ju përdor Rama”, xhaxhai i Aleks Nikës debat me Prençin: S’jeton pa Berishën

22 Janar 2024, 22:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

“21 janarit” -“Po ju përdor Rama”, xhaxhai i Aleks

Dosja e “21 janarit” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Marik Nika, xhaxhai i Aleks Nikës është përplasur me ish-drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi, duke i thënë se ai nuk jeton dot pa Sali Berishën.


Këtë ia ka thënë në momenti që Prençi i drejtoi një pyetje në lidhje me mundësinë që kishte qeveria aktuale për zbardhjen e 4 vrasjeve më “21 janar”.

Pjesë nga debati: 

Prençi: Nëse Rama do e kishte seriozisht zbardhjen e vrasjeve, nuk e ka penguar Gjykata e Strasburgut por e ka penguar ajo që do ta përdor politikisht vrasjen e fëmijëve tuaj.

Prençi: A ka pasur mundësi që kjo qeveri të investojë më shumë për 21 janarin për të zbardhur të vërtetën?

Nika: Mua smë  vjen keq për Ramën, nuk paragjykoj njeri. Unë e kuptova dhe qëndrimin tënd sepse ti s’mundesh me jetu pa Berishën.

 

Po ndodh...