450 euro për maskerina dhëmbësh, emigranti mashtrohet nga laboranti dentar

Marjus Muçllari, një shqiptar që jeton në Francë, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se është mashtruar nga laboranti dentar Emiljano Byreku, lidhur me porosinë e maskerinave për drejtimin e dhëmbëve. Marjusi u prezantua me laborantin përmes një miku dhe në muajin mars pagoi 450 euro pasi Emiljano i premtoi t’i bënte maskerinat brenda një periudhe të shkurtër.
Por pas 9 muajsh pritjeje, Marjusi nuk mori as maskerinat, as shpjegim. Për më tepër, kur kërkoi paratë mbrapsht, laboranti e gënjeu disa herë pa ia kthyer ato.
Marjus Muçllari: Përshëndetje! Quhem Marjus Muçllari! Në muajin mars të këtij viti, kam dashur të bëj maskerinat për drejtimin e dhëmbëve dhe jam njohur me një person ku më ka drejtuar dikush, një miku im. Personi quhet Emiljano Byreku. Kam folur me personin në fjalë. Më ka premtuar për kryerjen e maskerinave. Kam bërë matjen e tyre dhe ia kam dërguar, ku kam paguar dhe shumën 450 euro. Duke pritur, u bë 9 muaj në pritje, thjesht më ka thënë prit do t’i dërgoj, do t’i bëj, t’i kam kryer. Nuk ka asnjë rezultat! Tani unë dhëmbët i kam rregulluar këtej në Francë. Duke qenë se nuk m’i dërgoi maskerinat, unë i kam kërkuar lekët mbrapsht. Duke pritur për një afat kohor prej tre muajsh dhe asgjë nuk është realizuar. I kam dërguar vëllain tim ta takonte fizikisht, prapë nuk i është përgjigjur. Nga emisioni “Stop” kërkoj kthimin e shumës, sepse unë s’kam për t’ia falur kurrë ato lekë. Unë po punoj për ato lekë, po sakrifikoj dhe nuk i kam asnjë lloj detyrimi, asnjë lloj borxhi.
E infiltruara e “Stop” kontaktoi Emiljanon duke u paraqitur si kliente potenciale. Ai i ofroi një çmim 1500–1600 euro për një palë maskerina. Nga ana tjetër, nën presion, ai i dërgoi Marjusit një mesazh duke premtuar se do t’i kthente lekët.
Laboranti dentar: Me kë po flas?
E infiltruara: E di pse të mora në telefon, se kam nevojë të vendos këto maskerinat dhe doja të bëja një konsultë me ty. Të lutem, kur mund të më lësh një orar?
Laboranti dentar: Kujt ia more numrin? Ta di! Më dëgjon?
E infiltruara: Ore numrin shoqes ia kam marrë, por mua më thanë për maskerina, këtë problem kam dhe thashë po të marr në telefon të më lësh një orar që të bëj një konsultë.
Laboranti dentar: Po, por kujt ia ke marrë numrin? Më thuaj!
E infiltruara: A je laborant, a punon ti apo jo se mos ndoshta i kam rënë gabim edhe unë?
E infiltruara: Kur fola me atë shoqen time, me thënë të drejtën, një çikë më lirë se të tjerët.
Laboranti dentar: Po pra, po nuk e di për kë e ke fjalën. E kupton? Të bëj unë telefon, kur të jem te puna.
E infiltruara: Pak a shumë në cilën zonë dhe në cilën klinikë?
Laboranti dentar: Në bllok, te “Idrizi Dental”. Ja të flas me doktoreshën dhe të them unë, se s’jam aty.
E infiltruara: Sa shkon pak a shumë?
Laboranti dentar: Të dyja shkojnë 1500-1600!
Në komunikimin me gazetaren, Emiljano pretendoi se maskerinat i kishte bërë, por Marjusi nuk kishte shkuar për t’i marrë. Megjithatë, provat e bisedave tregojnë se Marjusi ka kërkuar si produktet, ashtu edhe kthimin e pagesës.
Gazetarja: Unë jam Viola Lito, gazetare nga emisioni “Stop”. Të telefonoj për një problem që ke me qytetarin Marjus Muçllari.
Laboranti dentar: Po pra, me atë po flas. Po e zgjidh, pa merak.
Gazetarja: Kështu i ke premtuar prej 3 muajsh që do t’i kthesh paratë.
Laboranti dentar: Po flas me vëllanë e vet. Do ta takoj të hënën, sepse s’jam aty.
Laboranti dentar: Jam jashtë.
Gazetarja: Kjo ka qenë fjalia juaj disa herë muajt e fundit.
Laboranti dentar: Okay, muhabeti ka qenë kështu atëherë që ta dish. Unë ia kam bërë maskerinat dhe nuk ka ardhur t’i marrë sepse mua atë ma ka sjellë një shok. Dhe me rregull, unë nuk duhet të kthej asnjë lloj gjëje. Gjithsesi…
Gazetarja: Pse nuk duhet t’i kthesh asnjë gjë?
Laboranti dentar: Sepse unë ia kam bërë punimin. Se s’ka ardhur t’i marrë ai, është puna e tij.
Gazetarja: Ai ka ardhur dhe ti nuk ia ke dhënë.
Laboranti dentar: Jo, nuk ka ardhur t’i marrë para 3-4 muajsh, nuk ka ardhur. Ne kemi folur, të çoj bisedat nëse s’beson.
Gazetarja: Po unë bisedat i kam.
Laboranti dentar: Okay, në rregull!
Gazetarja: Edhe për paratë po i bën të njëjtën gjë se thua jam jashtë, nuk jam, nuk mundem.
Laboranti dentar: Të hënën e kam lënë me vëllanë e vet ta takoj. Në rregull?
Laboranti dentar: Jo, jo! Kam folur unë me vëllanë e vet gjatë gjithë kohës.
Gazetarja: Kjo e hënë do të jetë përfundimtare?
Laboranti u zotua se do t’i kthente paratë për pak ditë, por më pas u zhduk./Tv Klan
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
