5 fëmijë në Siri, 85-vjeçari rrëfen dramën e familjes: Kam shpresë deri kur të vdes

8 Nëntor 2022, 22:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

5 fëmijë në Siri, 85-vjeçari rrëfen dramën e

Dylber Shuli 86-vjeçari nga fshati Zagorçan i Pogradecit ende pret 5 mbesat e nipërit që prej 9 vitesh ndodhen në Siri.

Në muajin tetor 2013 Krenari djali i tij u largua duke marrë me vete gruan dhe 3 fëmijët e

tij. Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi ishte në familjen e të moshuarit, i cili në një lidhje me emisionin Now në Euronews Albania, tregoi se muaji tetor është shumë i dhimbshëm për të pasi i biri u largua për të mos u kthyer më kurrë bashkë me familjen e tij.

“Mos ma kujto, tetorin hasëm e kam. Mori gruan dhe tre fëmijët dhe u largua. Më tha që do i çonte në shkollë në Tiranë. Fola vonë. Mbesa më lajmëroi në 2017 që vranë babanë. Pastaj i vranë edhe nënën. Vajza Elona na kërkonte që ta merrnim”, tregon i moshuari.

Ai u shpreh se nuk e ka humbur shpresën se një ditë do të mund të shohë mbesat dhe nipërit e tij.

“Si s’kam shpresë, deri ditën që të vdes”, tha i moshuari.

Po ndodh...

ide