Afera CEZ-DIA, avokati: Po hetohen edhe 3 vrasje që janë kryer për të mbuluar korrupsionin

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, bëri deklaratën e fortë lidhur me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 114 milionë euro dhe për të cilën është marrë në pyetje edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta.Beqiri tha se hetimet për aferën kanë përfunduar por po hetohen edhe 3 vrasje të tjera të cilat sipas tij janë bërë për të mbuluar aferën e korrupsionit.
“Ka mbaruar CEZ-DIA. Por mund të ketë probleme të tjera. Jam i bindur se ka probleme që lidhen me vrasje të cilësuara për të mbuluar aferën e korrupsionit. 3 vrasje janë. Ka lidhje edhe me gjera të tjera. Por si shpërdorim detyre, si korrupsion pasiv, e ke të provuar diçka të tillë, me letër-porosi që kanë ardhur, me dosjen që e krijoi një komision parlamentar që është gati për gjykim. Atëherë pse nuk e çon në gjyq?”-u shpreh Beqiri.
Avokati shtoi se SPAK duhet të ketë hetime më të vrullshme që t’i përgjigjen nivelit të krimit.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



