Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari në Selanik

14 Janar 2024, 11:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shqiptari në
Një aksident i rëndë është regjistruar në Selanik ku ka humbur jetën një shqiptar. Ngjarka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në perëndim të Selanikut në rrugën Stavrou Voutyras.

Sipas mediave të huaja një person ende i pa identifikuar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht një tabele dhe më pas në shtyllën e dritës. Për shkak të plagëve të marra shqiptari ka humbur jetën. Sektori i Qarkullimit të Selanikut po kryen hetimet paraprake për ngjarjen.

 

Po ndodh...