Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, mjeti përplaset tejpërtej me barrierat metalike. Plagoset drejtuesi 22-vjeçar (EMRI)
27 Prill 2026, 19:45 / AKTUALITET

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në hyrje të tunelit të Llogarasë, ku një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta.
I plagosuri është një 22 vjeçar, Endri Cenodemaj i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit i cili u dërgua në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128