Lajme flash

Aksident i rëndë në kthesën e Babrrusë, dyshohet për një viktimë

14 Prill 2025, 10:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident i rëndë në kthesën e Babrrusë, dyshohet

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në kthesën e Babrrusë, përgjatë segmentit të Unazës së Madhe në Tiranë.

Një makinë që drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet R.Q. përplasi dy gra që po kalonin trafikndarësen, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të rënda, humbi jetën 72-vjeçarja. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën.

Po ndodh...