A mundet që Papa i ardhshëm të jetë grua?
22 Prill 2025, 22:08 / BOTA

Papa i ardhshëm nuk mund të jetë një grua. BBC shkruan në artikull të tij se vetëm burrat e kishës katolike romake që janë pagëzuar mund të merren në konsideratë në përzgjedhjen e Papës.
Në teori, mund të ishte çdo burrë i pagëzuar, por në praktikë, kardinalët preferojnë që të zgjedhin një nga mesi i tyre. Veç kësaj, vetëm burrat mund të emërohen si priftërinj në Kishën Katolike.
Një argument që lidhet me këtë shpjegon se 12 dishepujt e Jezusit ishin burra, ndaj duhet të jenë burrat ata që udhëheqin Kishën.
Megjithatë, ka pasur arsyetime si për emërimin e burrave, ashtu edhe të grave. Për shembull, në mësimet e krishtera, burri dhe gruaja janë krijuar nga Zoti, ndaj të dy janë të barabartë para Tij dhe duhet të emërohen njësoj.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

