“Marrëveshja e Re” e Spiropalit, si plan shpëtimi për PS, jo për Ramën

Deklarata e Elisa Spiropalit se Partia Socialiste është gati të bëjë një “Marrëveshje të Re me shqiptarët” nuk është një deklaratë e zakonshme politike.
Ajo përfaqëson një reflektim dhe një qëndrim të qartë në raport me kursin që duhet të mbajë Partia Socialiste në raport me protestën dhe protestuesit
Kjo sepse për javë të tëra, reagimi zyrtar i PS ndaj protestave ka qenë mohimi, ironia ose minimizimi. Ndërkaq, krejt papritur, nga zemra e Partisë Socialiste del ideja e një “Marrëveshjeje të Re”.
Kjo do të thotë se dikush brenda PS ka filluar të kuptojë se gjërat nuk mund të vazhdojnë si më parë.
Historia e regjimeve të gjata politike tregon se rënia e tyre fillon kur brenda vetë pushtetit lind bindja se status quo-ja nuk mund të mbahet më.
Në këtë kuptim, deklarata e Spiropalit mund të lexohet si shenja e parë publike e një lufte të brendshme në Partinë Socialiste.
Një pjesë e saj (ku bëjnë pjesë Rama, Rilindja, Kabineti qeveritar dhe grupi parlamentar) mund të jetë ende e bindur se protestat do të kalojnë, por një pjesë tjetër ( ku bëjnë pjesë socialistët e vërtetë, ata që janë totalisht të zhgënjyer dhe të braktisur nga Rama dhe Rilindja) duket se po kërkon një rrugëdalje politike përpara se kriza të përshkallëzohet.
Dhe pikërisht këtu fillon tensioni dhe rreziku real për Edi Ramën.Jo në shesh,por në korridoret e pushtetit.
Sepse protesta mund të mos ketë vota në Parlament, por ajo ka aftësinë të krijojë panik politik dhe paniku politik prodhon frikën e deputetëve dhe zyrtarëve për të ardhmen e tyre.
Në momentin kur një pjesë e socialistëve fillon të mendojë se Edi Rama është kthyer nga garanci pushteti në rrezik për pushtetin e tyre, atëherë nis procesi i distancimit.
Fillimisht vijnë deklaratat e kujdesshme,pastaj kërkesat për reflektim,më pas kërkesat për ndryshim kursi,në fund kërkesa për ndryshim lidershipi.Kjo është rruga klasike me të cilën konsumohen pushtetet e gjata.
Nëse protestat vazhdojnë të rriten, nëse ato shoqërohen me greva, bojkote, mosbindje civile dhe tension politik të vazhdueshëm, atëherë problemi i Ramës nuk do të jetë më protesta.
Problemi i tij duket se do të jetë Partia Socialiste.
Sepse çdo qeveri bie në Parlament vetëm pasi fillon të çahet nga brenda dhe deklarata për një “Marrëveshje të Re” ngjan më shumë me zërin e parë të atyre që po kërkojnë një plan shpëtimi për Partinë Socialiste, sesa një plan shpëtimi për Edi Ramën.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128