Aksident në qendër të Divjakës, zetori përplaset me motorin, një i plagosur

17 Shkurt 2024, 13:59 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në qendër të Divjakës, zetori përplaset me
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë. Një mjet bujqësor tip “Fiat Agri” është përplasur në qendër të qytetit me një motoçikletë  tip “Yamaha”.

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime drejtuesi i motoçikletës, i cili sipas policisë është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:10, në qëndër te Divjakës, mjeti bujqësor tip “Fiat Agri” me drejtues shtetasin rreth 35 vjeç, është përplasur me motoçikletën  tip “Yamaha” me drejtues shtetasin rreth 40 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Po ndodh...