Borxhi 100 euro u bë shkak i paërplasjes me armë, detaje nga sherri në Tiranë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 38-vjeçar ditën e djeshme, më 7 prill, në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal rrugën “Myslym Keta”, ku sipas policisë, dy personat janë përfshirë në një konflikt, ndërsa njëri prej tyre mbante armë zjarri.
Borxhi prej 100 eurosh shkak për sherrin
Ndërkohë është mësuar edhe motivi i sherrit mes dy personave.
38-vjeçari i ka pasur borxh një shumë prej 100 eurosh Agim Vishës (person me precedent penal) ndërsa ky i fundit ka deklaruar se e ka parë rastësisht në lokal dhe ka shkuar për t’i kërkuar shumën e lekëve.
Mësohet se të dy jetonin në të njëjtën zonë. I kanosuri ka deklaruar se ja njihte borxhin, por nuk donte t’ja kthente.
Fillimisht janë konfliktuar me fjalë banale dhe më pas 38-vjeçari e ka qëlluar me shpullë Agim Vishën.
Ky i fundit nxjerr armën dhe e kërcënon.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, duke vënë në pranga autorin.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar ‘Respond’, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën ‘Myslym Keta’, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas ngjarjes, 50-vjeçari është përpjekur të largohet, por është kapur në kohë nga forcat e policisë dhe është vënë në pranga.
Gjatë ndërhyrjes, policia sekuestroi armën e zjarrit, një pistoletë me mulli, së bashku me municionin.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
