Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

6 Qershor 2025, 19:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti
Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentit e regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit”, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, pranë rreth rrotullimit të Shupenzës,

Autoritetet raportojnë se auomjeti i përmbysur pranë një përrroi ishte konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan më pas Policinë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, i cili u gjet i bllokuar brenda makinës, është shtetasi I.N., 35 vjeç nga Maqellara, i cili ishte denoncuar ditën e djeshme i zhdukur nga babai i tij në Polici, i cili kishte kallzuar se i biri i ishte larguar nga banesa dhe nuk i ishte kthyer më.

Policia thotë se 35-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

 

Po ndodh...

ide